Deputeti Ervin Salianji u shpreh se politika dhe PD vazhdon që të jetë e bashkuar në raport me festat, përpos datës së Çlirimit të vendit.
Në një intervistë për RTV Ora, ai foli edhe për incidentit e ndodhur në Kurbin ku kishte të shtëna me armë duke thënë se është një akt i dënuar, por që fatkeqësisht ndodh në Shqipëri.
“Qytetarët festojnë dhe e kanë pushim ndërsa politika e ka mendjen tek festa. Urimet kanë qenë të përbashkët, ndërsa ty ku ndahen është data e çlirimit, ku një pjesë mendon se 29 nëntori u imponua nga regjimi i kaluar, apo edhe një pushtim i tyre për shumë vite. Pjesa tjetër nuk shoh se të ketë një ndarje në raport me festat. Kur ka gara të brendshme nuk evitohet dot tensione. Prandaj politikanët duhet të jenë të përgjegjshëm. Nuk kishte të bënte me një situatë për qëndrime, por vjen nga gara dhe janë të momentit”, tha Saianji.
“Në përgjithësi nuk është vetëm tek demokratët, sepse kur ka gara në vendin tonë është e vështirë për tu pranuar vota si instrument sepse mendohet se bëhet hile. Janë ngjarje që nuk i bëjnë nder askujt dhe duhet të marrin ndëshkimin e merituar. Janë ngjarje që kanë ndodhur dhe ndodhin sërish. Sigurisht që ka emra që fshihen në PD-në zyrtare për ta mbajtur peng partinë dhe për të nxjerrë emra të njëanshëm në zgjedhje vetëm për interesa personale të dikujt. Duket se kush janë këta. Këta kandidatë nuk po ecin me procesin e votës. Është ish-kryetari i PD-së që nuk po heq dorë”, shtoi.