Kur kanë kaluar më shumë se 5 muaj nga zhdukja e Ervis Martinajt, më në fund familjarët e tij kanë thyer heshtjen.
Sot, me akuza dhe tone të larta ka folur xhaxhai i tij, Faik Martinaj, xhaxhai i bossit të lojërave të fatit, nga i cili nuk ka asnjë shenjë.
Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Pa Gjurmë’, Faik Martinaj hodhi dyshime se i nipi ishte vrarë dhe se kufoma e tij ishte zhdukur nga armiqtë e tij, ndërkohë që nuk i kursyer termat fyes për kryeministrin Edi Rama dhe të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani.
“Dyshoj që nipi im është vrarë dhe kufoma është zhdukur. Edi Rama megakriminel. E gjitha ndodhi pas Dumanit. Dumani, Dumani, Dumani.
Ça mendoni se nuk kanë lidhje ato. Ai është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Kundërshtarët politik e kanë eleminuar. Hasmi nuk të zhduk xhenazen. Edi Rama është megakriminel,”-u shpreh ai.