Në operacion i kryer nga Europol dhe Eurojust ka shkatërruar një superkartel që merrej me kontrabandën e lëndëve narkotike, kryesisht kokainës. Si rezultat janë kryer disa arrestime në Belgjikë, Spanjë, Francë dhe Dubai.
Organizata kriminale e drogës dyshohet se ka kryer një seri dërgesash kokaine nga Amerika e Jugut dhe Guajana në portet e Antëerp, Roterdam dhe Rouen, një sasi prej 2.1 ton kokainë. Droga ka qenë e fshehur në ngarkesa me ushqime.
Nga hetimet rezulton se rrjeti drejtohej nga Dubai nga tre burra, dy marokenë, 39 dhe 41 vjeç dhe një francez. Dy prej tyre u arrestuan në Emiratet e Bashkuara Arabe pas lëshimit të një urdhër-arresti nga autoritetet franceze më 20 tetor.
Lexo edhe: Shqiptarët “namin” në Spanjë, shkatërrohen plantacionet e drogës
Ata akuzohen për krimin e drejtimit të një grupi me qëllim importimin, transportimin, posedimin, ofrimin, transferimin, blerjen ose përdorimin e paligjshëm të drogës. Ata përballen me burgim të përjetshëm dhe aktualisht janë në pritje të ekstradimit.
Në qershor 2020, një nga “punonjësit” e organizatës kriminale dyshohej se kishte tentuar të vidhte kokainë nga një magazinë në Antwerp me bashkëpunëtorë të maskuar si policë fallco.
Nga Moufide Bouchibi te Hakim Berrebouh, disa shtetas francezë, të paraqitur si trafikantë të nivelit të lartë, janë arrestuar dhe ekstraduar muajt e fundit. Arrestime të tjera në lidhje me hetime të tjera që po zhvillohen në Evropë kanë ndodhur gjithashtu në Dubai gjatë javëve të fundit.
Në Belgjikë dhe Holandë, situata nuk ka qenë kurrë më shqetësuese. Krahas dhunës që shkakton trafikimi dhe kërcënimeve që grupe të caktuara kriminale paraqesin tani për figura të caktuara politike, vëllimet e kapjes së kokainës janë në rritje të vazhdueshme.
Në Belgjikë, më shumë se 100 ton kokainë pritet të sekuestrohet në vitin 2022, një rekord i ri pas 89.5 tonëve në vitin 2021. Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, 204,000 hektarë plantacione me kokainë u identifikuan në Kolumbi në vitin 2021, rritje 43% nga viti 2020.
Deri në këto momente, raportohen se janë arrestuar 49 persona, si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, mes të cilëve dhe 6 drejtues të lartë të organizatës që fshiheshin në Dubai.
Arrestimet vijnë pas një pune të gjatë hetimore të zhvilluar paralelisht në Spanjë, Francë, Belgjikë, Holandë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me mbështetjen e Europolit.