Personi që po shikoni në foto është Sajmir Muzikanti, 39 vjeç, efektiv i Policisë Bashkiake në Tiranë që u vu në pranga sot.
Muzikanti akuzohet se bashkë me kolegun e tij, Serxhio Cani, 23 vjeç, punonjës i Patrullës së Përgjithshme grabisnin me dhunë qytetarët në Liqenin Artificial të Tiranës.
Ata vidhnin të rinjtë të cilët konsumonin kanabis, në këmbim që të mos i shoqëronin në komisariat.
Dy prej qytetarëve, F. V., dhe F. D., u kanë marrë edhe para me forcë.
Kanë qenë këta të fundit që kanë bërë kallëzim në komisariat, gjë që mundësoi arrestimin e efektivëve.