Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Durrës, ku i është vendosur lëndë plasëse biznesit të qytetares Jonida Karaboja.
Bëhet me dije se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa banorët e zonës janë shqetësuar nga zhurma.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje ku po hetohen rrethanat e shpërthimit, ndërsa pritet monitorimi i kamerave rreth zonës për të parë nëse kanë fiksuar autorin.










