“3 ministra e një kryebashkiak janë përgjuar nga shërbimet e huaja” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“3 ministra e një kryebashkiak janë përgjuar nga shërbimet e huaja”

17:51 | 23/11/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Vijon zjarri në Landfillin e Bushatit, tymi mbulon të gjithë zonën –

Automjetet përplasen kokë më kokë në Fier, një i plagosur –

Mbyllen votimet në Bullgari, exit-pollet nxjerrin fitues koalicionin e Rumen Radev –

Mes spektaklit dhe rekordeve absulute, Bayern Munich shpallet zyrtarisht Kampion i Gjermanisë –

“2 ministra, një kryebashkiak i rëndësishëm dhe një ish-ministër socialist në “kurthin” e shërbimeve partnere”. 

Kështu shkruan në një status të gjatë në Facebook, gazetari Denis Dyrnjaja.

Ai thotë se përgjimet janë kryer nga dy vende mike dhe zyrtarët socialistë implikohen direkt me zë dhe me emra, në afera korruptive.

Sipas tij, dosjet përmbajnë të dhëna për implikime të rënda të cilat mund të trondisin pozitat politike të mazhorancës.

Dy ministra, një kryebashkiak i rëndësishëm dhe një ish-ministër i qeverisë ‘Rama’ janë vënë në përgjime pasi persona të interesuar për favorizime i kanë përmendur ata si persona kontakti.

Dyrnjaja shton gjithashtu se dosja e korrupsionit e zbuluar nga shërbimet partnere, mund të publikohet në media gjatë muajit dhjetor.

Postimi

“Një skandal i madh dhe i paparashikuar mund të krijojë një tronditje të fortë në politikën shqiptare. Shërbimet sekrete të të paktën dy vendeve mike kanë interceptuar biseda ku implikohen direkt me zë dhe madje me emra konkretë 2 ministra të mazhorancës, një kryebashkiak i rëndësishëm dhe një tjetër ish ministër i mazhorancës ky i fundit me pozita shumë të rënduara nga ekspozimi në përgjime.

Në biseda që rezultojnë me orë të gjata përgjimi, zyrtarët qeveritarë janë angazhuar në veprimtari kompromentuese dhe nxjerrin zbuluar angazhimin direkt të tyre në afera të dyshimta për veprime selektive me qëllim favorizimi të subjekteve apo individëve në çështje të ndryshme. Shërbimet kanë rënë në gjurmë nga persona të interesuar direkt për favorizime të cilët kanë përmendur persona kontakti që kanë shtyrë agjentët të nisin “ndjekjen e heshtur” duke zbuluar thesarë të vërtetë që implikojnë zyrtarët e lartë në rrethana kompromentuese që përbëjnë shkelje të rënda ligjore me pasoja edhe penale“, shkruan gazetari.

Më tej, shton:

“Sipas informacioneve konfidenciale, dosjet me përgjime do të krijojnë pasoja të rënda edhe në aspektin politik pasi do të trondisnin rëndë pozitat politike të mazhorancës dhe mund të krijojnë një situatë të paparashikueshme politike. Dhe për kryeministrin Rama kjo do të ishte një kosto e panevojshme, e parashikuar dhe e padëshiruar para zgjedhjeve lokale të cilat mund të kthehen në një bumerang duke ditur se plasja e skandaleve mund të shkojë si bonus politik për dyshen Berisha-Meta që presin me padurim çdo gabim apo gafë të mazhorancës për të përfituar poktikisht.

Dhjetori mund të jetë një muaj plot surpriza në aspektin politik por edhe penal pasi të dhënat paraprake flasin për implikime shumë të rënda, kompromentuese dhe me pasoja ligjore e kosto politike të zyrtarëve në fjalë. Në 6 dhjetor nuk do të ketë vetëm një mbledhje të udhëheqësve të BE-së në Tiranë, nuk do të ketë një protestë të opozitës, por me gjasë mund të publikohen në media dosjet bomba të përgjimeve të zyrtarëve që do ta bëjnë shumë të akullt dhjetorin politik”.

Të Lidhura

Vijon zjarri në Landfillin e Bushatit, tymi mbulon të gjithë zonën –

Vijon zjarri në Landfillin e Bushatit, tymi mbulon të gjithë zonën –

nga 27
23:04 | 19/04/2026
0

Zjarri i rënë në vend-depozitimin e mbetjeve në Landfilli i Bushatit vijon të jetë aktiv edhe gjatë orëve të mbrëmjes, duke mbajtur ende...

Automjetet përplasen kokë më kokë në Fier, një i plagosur –

Automjetet përplasen kokë më kokë në Fier, një i plagosur –

nga 27
21:01 | 19/04/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të Fier-Sheganit, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen...

RMV mund të thotë se po ndërton shoqëri multietnike vetëm kur… –

Mbyllen votimet në Bullgari, exit-pollet nxjerrin fitues koalicionin e Rumen Radev –

nga 27
20:50 | 19/04/2026
0

Janë mbyllur votimet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari, ndërsa exit poll-et tregojnë një epërsi të dukshme të koalicionit...

Mes spektaklit dhe rekordeve absulute, Bayern Munich shpallet zyrtarisht Kampion i Gjermanisë –

Mes spektaklit dhe rekordeve absulute, Bayern Munich shpallet zyrtarisht Kampion i Gjermanisë –

nga 27
20:26 | 19/04/2026
0

Bayern Munich nuk di të ndalet dhe konfirmon edhe një herë dominimin e tij absolut në futbollin gjerman. Bavarezëve u...

Para
Gundogan pas disfatës: Gjermania dominoi ndeshjen

Gundogan pas disfatës: Gjermania dominoi ndeshjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vijon zjarri në Landfillin e Bushatit, tymi mbulon të gjithë zonën –

Vijon zjarri në Landfillin e Bushatit, tymi mbulon të gjithë zonën –

23:04 | 19/04/2026
Automjetet përplasen kokë më kokë në Fier, një i plagosur –

Automjetet përplasen kokë më kokë në Fier, një i plagosur –

21:01 | 19/04/2026
RMV mund të thotë se po ndërton shoqëri multietnike vetëm kur… –

Mbyllen votimet në Bullgari, exit-pollet nxjerrin fitues koalicionin e Rumen Radev –

20:50 | 19/04/2026
Mes spektaklit dhe rekordeve absulute, Bayern Munich shpallet zyrtarisht Kampion i Gjermanisë –

Mes spektaklit dhe rekordeve absulute, Bayern Munich shpallet zyrtarisht Kampion i Gjermanisë –

20:26 | 19/04/2026
Manchester City ‘ndez’ garën për titull, mposht Arsenalin në ndeshjen direkte –

Manchester City ‘ndez’ garën për titull, mposht Arsenalin në ndeshjen direkte –

20:03 | 19/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Vijon zjarri në Landfillin e Bushatit, tymi mbulon të gjithë zonën –
  • Automjetet përplasen kokë më kokë në Fier, një i plagosur –
  • Mbyllen votimet në Bullgari, exit-pollet nxjerrin fitues koalicionin e Rumen Radev –
  • Mes spektaklit dhe rekordeve absulute, Bayern Munich shpallet zyrtarisht Kampion i Gjermanisë –
  • Manchester City ‘ndez’ garën për titull, mposht Arsenalin në ndeshjen direkte –
  • “Kërkesa të tepërta dhe pritje jo realiste”, Irani refuzon raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vijon zjarri në Landfillin e Bushatit, tymi mbulon të gjithë zonën –
  • Automjetet përplasen kokë më kokë në Fier, një i plagosur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com