Porti i Durrësit, Konfindustria-Kuvendit: Mos e miratoni marrëveshjen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Porti i Durrësit, Konfindustria-Kuvendit: Mos e miratoni marrëveshjen

11:00 | 23/11/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –

Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

Jam me bosin Rama –

Konfindustria ka reaguar sërish sa i takon Portit të Durrësit. Ky institucion kërkon që Kuvendi  të mos miratojë Marrëveshjen e Portit të Durrësit pa u njohur dhe vlerësuar paraprakisht leverdisshmërinë ekonomike të projektit, parë nga këndvështrimi i interesit publik.

Gjithashtu, kërkohet përfshirja e garancive ligjore, të domosdoshme në rastin e mosplotësimit të pritshmërive financiare ose shkeljeve të mundshme të marrëveshjes nga koncesionari.

Njoftimi:

Konfindustria kërkon, që Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë Marrëveshjen e Portit të Durrësit pa u njohur dhe vlerësuar paraprakisht leverdisshmërinë ekonomike të projektit, parë nga këndvështrimi i interesit publik. Gjithashtu, kërkohet përfshirja e garancive ligjore, të domosdoshme në rastin e mosplotësimit të pritshmërive financiare dhe/ose shkeljeve të mundshme të marrëveshjes nga koncesionari.

Konfindustria vlerëson, se pjesë e domosdoshme e projektit të fisibilitetit duhet të jetë përfshirja jo vetëm e kostos dhe kohës së ndërtimit të Portit të Ri të Durrësit, por edhe humbjet financiare, që do ti shkaktohen ekonomisë kombëtare nga flukset e munguara të trafikut dhe rritja e mundshme e kostove të përpunimit të mallrave të gjithë sektorëve industrialë dhe bizneseve.

Në rast të kundërt, Shqipëria rrezikon të humbasë dhe/ose të zhvlerësojë ndjeshëm një nga përparësitë kryesore strategjike konkurenciale afatgjata të saj si industria e transportit detar të mallrave, duke favorizuar portet e tjera të rajonit në Greqi, Malin e Zi, etj. Gjithashtu, rrezikohet drejtpërdrejtë zhvleftësimi i financime të mëdha të derisotme të kryera në infrastrukturën rrugore, që kanë pasur Portin e Durrësit si shtyllë mbështetëse fisibiliteti . Vlerësojmë, se vetëm në rrjetin rrugor të autostradave nga Shqipëria dhe Kosova janë kryer 5-6 miliard euro investime të deritashme.

Konfindustria vlerëson gjithashtu, se 80 ha ose më shumë truall i Portit të Durrësit, që derdhet si kontribut shtetëror në natyrë, në mungesë të garancive ligjore do të kthehen menjëherë nga pasuri e shtetit shqiptar në pronë private të kompanisë koncesionare, që në castin e themelimit të saj. Si i tillë, në rast mosmarrëveshjes së mundshme dhe në mungesë të garancive ligjore të qarta të parashikuara në Marrëveshje dhe gjithë aktet ligjore përkatëse, trualli portual nuk do të ketë asnjë mundësi për tu rikthyer si pronë shtetërore, përvecse vendimit të Gjykatave Ndërkombëtare.

Të Lidhura

Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –

Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –

nga 27
14:29 | 10/06/2026
0

Federata e Futbollit e Iranit ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë hequr kuotën e biletave të rezervuara për tifozët...

Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

nga 27
14:13 | 10/06/2026
0

Enea Zyferin, ndaj të cilit u caktua masa e arrestit me burg për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit,...

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

nga 27
13:53 | 10/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij përpara deputetëve demokratë, ka zbardhur diskutimet në Konferencën Rajonale të...

Jam me bosin Rama –

Jam me bosin Rama –

nga 27
13:49 | 10/06/2026
0

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio”, ka tërhequr vëmendje gjatë paraqitjes së tij në ambientet e Gjykatës së Posaçme...

Para
Pse duhet të protestojë opozita më 6 dhjetor –

Pse duhet të protestojë opozita më 6 dhjetor -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –

Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –

14:29 | 10/06/2026
Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

14:13 | 10/06/2026
Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

13:53 | 10/06/2026
Jam me bosin Rama –

Jam me bosin Rama –

13:49 | 10/06/2026
Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –

Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –

13:43 | 10/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –
  • Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –
  • Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –
  • Jam me bosin Rama –
  • Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –
  • Gjyqi në themel për Veliajn, GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –
  • Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com