“Unë jam polic,”-kështu paraditen e djeshme Klisman Nikolli, 27-vjeçari shqiptar u arrestua pasi akuzohej për grabitje të ndodhura nga data 30 tetor deri më 15 nëntor në Veneto dhe Friuli. Nikolli u ndalua nga karabinierët teksa ishte nisur për t’u kthyer në Shqipëri.
Ndërsa në pranga u vendosën edhe bashkëpunëtorët e tij: Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç, që gjithashtu kishin bërë valizhet gati për të ikur nga Italia. Të tre prisnin një grua nga zona e cila do t’i merrte dhe do t’i shoqëronte deri në aeroport.
Akuza ndaj tyre është grabitja e 18 vilave dhe banesave në territoret e komunave Portogruaro, Concordia Sagittaria, San Michele al Tagliamento, Azzano Decimo, Chions e Musile di Pia, të rajoneve Veneto e Friuli.
Para prokurorëve italianë kanë zgjedhur të heshtin e të mos u përgjigjen pyetjeve, ndërsa kërkesa e avokates mbrojtëse për të lehtësuar masën e ndalimit me burg është hedhur poshtë pasi për autoritetet italiane, 3 të arrestuarit konsiderohen persona në rrezik arratisje e largimi nga territori italian.
Nga hetimet rezultoi se nëpër San Stino qarkullonte një mjet BMË që ndalonte pikërisht aty ku natën do të kishte vjedhje. Më 16 nëntor, një banor i guximshëm i Musile di Piave parandaloi vjedhjen në shtëpinë e tij dhe ndoqi hajdutët. Sot, i vendosur përballë tyre tha: Ishin dy prej tyre.
Të nesërmen, gruaja që kujdesej për akomodimin njofton shërbimin se qëndrimi është pezulluar. Të tre shqiptarët po largohen. Pikërisht në këtë moment prokurori i Pordenones vë në lëvizje policinë. Ata gjetën dhe sekuestruan 119 bizhuteri ari, mes tyre dy unaza martese me datën dhe emrin e një gruaje, 9 kapele bejsbolli, një tub dhe kaçavida.
Tre të rinjtë shqiptarë përfunduan në pranga, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe mbi të gjitha për kthimin e mallit të vjedhur te viktimat.