Automjeti i presidentit Vladimir Putin është përfshirë në një aksident rrugor, ku për pasojë shoferi i tij ka gjetur vdekjen raporton BallkanWeb.
Ngjarja ndodhi në një autostradë të Moskës. Mjeti tip ‘BMW’ i Putinit, brenda të cilit ishte vetëm shoferi, është përplasur me një tjetër tip ‘Benz’. Mediat ruse pohojnë se vimtima ishte shoferi i preferuar i presidentit, ndërsa kishet një përvojë 40 vjeçare në drejtimin e mjeteve zyrtar.
Ndonëse mjekët mbërritën në vendngjarje, shoferi kishte humbur jetën në moment, ndërsa drejtuesi tjetër ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Sakaq, nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa vijojnë hetimet.