Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më me eksperiencë në ekranet shqiptare. Së fundmi ajo është nën moderimin e spektaklit ‘Dance Albania’. Moderatorja gjatë këtij sezoni, është “akuzuar” disa herë nga shikuesit për mënyrën si i trajton në skenë konkurrentët, të cilët janë figura të njohura publike.
Puntata e mbrëmshme, përkoi me natën e 6-të të “Dance Albania”, teksa në skenë ndodhej Anita Haradinaj, Alketa po mundohej ta drejtonte nga kamera qëndrore.
Moderatorja e shfrytëzoi këtë moment për ta shpjeguar këtë “zakon” të saj siç e konsideroi ajo.
Alekta u shpreh se shikuesit çuditen me këtë veprim të saj, por ajo ka hallin se mos Vera Grabocka bërtet në prapaskenë se nuk po rrinë drejt.
“Se kam gjithmonë panikun se mos Vera Grabocka bërtet atje në autobus dhe thotë vetëm hundën po ju shikojmë. Edhe mua më është bërë refleks ngaqë kam 22 vjet që punoj me Verën, në mes të programit, në seriozitet i marr i rrotulloj njerëzit,”-u shpreh moderatorja.
Mbrëmjen e djeshme garës së kërcimit iu shtuan edhe dy konkurrentë të rinj, Melisa Lleshi dhe Visjan Ukcenaj. Në fund të garës në sfidë ishte Meridiani me Andi Lilën kur ky i fundit doli nga gara.