Einxhel Shkira po shijon shtatëzaninë e saj. Por duket se jo më larg se ditën e sotme fqinjët e kanë bezdisur jo pak. Në rrjetet sociale, ish-konkurretja e Big Brother është ‘ankuar’ për fqinjin e saj, që pi bar dhe aroma bezdis moderatoren.
“Çdo ditë, kryesisht në mbrëmje një komshi diku këtej rrotull pin bar…tymi hyn në shtëpinë time dhe përzien stomakun për të vjellë! Prandaj, nëse rastësisht ndodh që më ke folloë do doja të të thoja: “kushdo e kudo qofsh ose leje barin ose shko pije nja dy pallate më tutje ndryshe si kemi mirë punët bashkë!”, ka shkruar Einxhel. Lajmi i shtatëzanisë së saj u publikua pak kohë më parë dhe që atëherë ajo ka ndarë me ndjekësit e saj e saj detaje nga pritja e ëmbël. Që pas daljes ngs “Big Brother Vip”, duket se EInxhel Shkira dhe Dj Dagz e kanë marrë dhuratën e parë të bebit të tyre.
Këtë gjë e ka zbuluar vetë moderatorja nëpërmjet një InstaStory, ku tregon se dhurata është bërë nga një suportuese e tyre e cila jeton jashtë Shqipërisë. Sipas Einxhel, ajo ishte inspiruar nga një bisedë që ish-banorja ka bërë me partnerin e saj kur sapo ishin lidhur. “Dhurata e parë e bebit më ka ardhur nga një suportuese e madhe e jona, që jeton në Australi. E cila i kishte blerë sapo kemi dal nga ‘BB’ e inspiruar nga një bisedë e jona për bebe, ndërkohë që sa ishim lidhur. Kur mi solli në verë zbuloi se s’do shkonin dëm sepse biseda e bebit po bëhej realitet”- shkroi Einxhel krahas fotos, ku shihen një palë këpucë për bebe.
Einxhel dhe Dj Dagz u njohën brenda shtëpisë së “BBVIP” ku dolën si çift. Tashmë dyshja do të bëhen së shpejti prindër të një djali. Lajmin e shtatzënisë e zbuloi vetë Einxhel nëpërmjet një videoje ku shfaqet pranë Dagz dhe tregon barkun e rrumbullakosur.