Dita pas … dhe dy fjalë të pavirtytshmëve! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dita pas … dhe dy fjalë të pavirtytshmëve!

10:30 | 05/09/2016
në Opinion
0

Nga dom Gjergj Meta

Kaloi edhe kjo festë. Dua t’u them dy fjalë disa personave, të cilët i vlerësoj këtu në fb dhe në jetë, pasi i kam njohur e takuar. Në disa komente të tyre janë treguar cinikë e deri diku edhe sarkastikë me mënyrën sesi është përjetuar prej shumë shqiptarëve kjo ditë, por deri dhe me vetë figurën e Nënë Terezës. Kjo e fundit përveçse tregon cektësi është tregues edhe i një shpirtligësie. Këtu nuk bëhet fjalë për qarqe ekstremiste që frymëzohen në shkrimet e ndonje gazetari sporadik apo ndonjë media të izoluar, por për njerëz që unë i vlerësoj si seriozë. Disa komente nga këta persona (pa dashur të bëj publik emra) nuk i prisja sinqerisht. Unë jam edhe vetë kritik në mjaft raste, madje edhe në këtë rast, për shumë gjëra, dhe në kohën e duhur ndoshta i them dy fjalë.

Ajo që dua të them është se ka një parim bazë në kulturën shqiptare e ndoshta edhe në shumë kode të tjera sjelljeje të popujve të ndryshem: tjetri, kur është në mort ose ne dasëm lihet i qetë. Nëse mund të ndihmosh në shtimin e gëzimit apo pakësimin e hidhërimit të tjerit, kjo është një gjë e mirë. Nëse nuk mundesh, së paku hesht dhe për një ditë lëre tjetrin të festojë. Kjo është një çështje virtyti. Mungesa e virtytit në këtë rast më bën të rimendoj vlerësimin tim e të ridimensionoj komunikimin.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Që ka gjëra për të thënë gjithmonë, kjo është e kuptueshme, por për një ditë së paku mund të pezullohen gjykimet e sidomos, kur ato janë negative rreth ngjarjes së gëzueshme që po përjeton dikush apo një komunitet.

Sa për komentet rreth Nënë Terezës, thjesht këta persona iu bashkuan një kori “korbash” që enden, ku të gjejnë ndonjë të vdekur për ta shqyer se me të gjallët nuk maten dot. Nënë Tereza tashmë është një yll e sado t’i lehin nga toka mbetet gjithmonë një yll …

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Tiranë, humb jetën 13-vjeçari, bie nga kati i nëntë

Tiranë, humb jetën 13-vjeçari, bie nga kati i nëntë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim –

Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim –

14:01 | 09/06/2026
Pasi i hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin! Reagojnë banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin!

Pasi i hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin! Reagojnë banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin!

13:51 | 09/06/2026
Kishin përvetësuar toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri –

Kishin përvetësuar toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri –

13:41 | 09/06/2026
Cikli shkollor përfundoi, Qeveria kujtohet për premtimin e pambajtur për ushqimin pas mësimit –

Cikli shkollor përfundoi, Qeveria kujtohet për premtimin e pambajtur për ushqimin pas mësimit –

13:33 | 09/06/2026
Të rnjtë nuk krijojnë dot familje për shkat të pasigurisë ekonomike –

Të rnjtë nuk krijojnë dot familje për shkat të pasigurisë ekonomike –

13:09 | 09/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim –
  • Pasi i hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin! Reagojnë banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin!
  • Kishin përvetësuar toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri –
  • Cikli shkollor përfundoi, Qeveria kujtohet për premtimin e pambajtur për ushqimin pas mësimit –
  • Të rnjtë nuk krijojnë dot familje për shkat të pasigurisë ekonomike –
  • “Fol me etikë”/ Ballës dhe këshilltares së Ramës i del grupi parlamentar nga kontrolli, zbardhen mesazhet “sekrete” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim –
  • Pasi i hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin! Reagojnë banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin!

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com