Me një video shumë të bukur në kinema, Sara Karaj muaj më parë ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram lajmin se do të bëhet nënë për herë të dytë.
Pas komplikacioneve që pati dhe duke qëndruar nën vëzhgimin e mjekëve, tashmë Sara ka sjellë në jetë djalin e saj të cilin e ka pagëzuar me emrin Greg. Blogerja është gjithashtu nënë e një djali të quajtur Tomas.
Me anë të një postimi në Instagram, blogerja ka dhënë lajmin e ëmbël për ndjekësit e saj. Ajo publikoi disa foto të shkrepura pas lindjes së vogëlushit.
“Pas një jave plot sfida dhe intensive, më në fund Greg iu bashkua familjes tonë.
Greg, na ke mrekulluar me forcën tënde! Ne jemi çdo moment me ty. Të tre! Uroj shumë që kjo periudhë të kalojë sa më shpejt dhe të vish me ne, siç kemi imagjinuar me Tomasin dhe babin.
Ajo që dua të të siguroj është që kur ti të bëhesh më mirë dhe i fortë, do të kesh vëllain dhe babin më të mirë në botë afër. Që do të të qëndrojnë pranë në çdo moment të bukur apo të vështirë. Ndërsa mua, ti e di, do më kesh gjithmonë si tek barku. Ne e nisëm këtë rrugëtim bashkë, me afër se kurrë dhe kështu do vazhdojë!
Faleminderit shumë për çdo mesazh apo përkujdesje që keni dhënë drejt nesh. Gjithashtu, nuk e di a do të mund tia dilnim pa familjen tonë të madhe që ka qenë gjithë kohës aty, për çdo gjë.”