Ish-konkurrenti i programit të dashurisë “Për’puthen” Atdhe Xharavina është një ndër personazhet më të përfolur të botës së showbizzit shqiptar. Mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “D-Night”, ai u ndal në një pjesë shumë të rëndësishme, e madje mund të themi se i vuri kapakun një herë e mirë për disa nga vajzat e botës së televizionit.
Nga vajzat që do shfaqeshin në ekran, Atdheu duhet të zgjidhte nëse do kalonte një natë miqësore apo pasiononte. Dhe pritjes i erdhi fundi, Atdheu ndau mendimin e tij për secilën nga vajzat dhe u shpreh se darkën pasiononte do dëshironte ta kalonte me Efin.
Atdhe Xharavina: Beatrix është yll, është shumë e bukur dhe ka një super stil, vishet shumë bukur.
Dajana: Miqësore do të jetë darka me Beatrix?
Atdhe Xharavina: Më vjen keq nga Antigona, mamaja e Beatrix (qesh) dhe kam marrëdhënie shumë të mira, kështu që po e zgjedh një darkë miqësore më mirë.
Ndërsa me Efin nëse do të ma bëje këtë pyetje kur ishte në “Për’Puthen” do kisha thënë se do kaloja një natë pasionante dhe me Efin ne u njohëm tek Kepi i Tundimeve…më dukej shumë arrogante dhe në të njejtën kohë edhe unë asaj. Aty u njohëm e më tha “Po që qenke çun i mirë ti” dhe unë i thashë “ Po që qenke edhe ti gocë e mirë” dhe aty kemi biseduar shumë bashkë dhe mes nesh nuk ka patur asnjë flirt. Dhe tani që e njoh, patjetër darkën me të do e kaloja në mënyrë miqësore. Erjola Doçi …darkë pasionante (qesh)
Dajana: Ka pasur diçka mes jush?
Atdhe Xharavina: E kam ngacmuar dhe tek Kepi i Tundimeve, nga gocat aty me Erjolën jam marrë. Mes nesh nuk ka patur diçka…aq sa ishte Kepi aty u morëm dhe e kam shumë xhan.
Ndërsa për Bora Zemanin, Atdheu zgjedh të përgjigjet kështu:
Atdhe Xharavina: Një darkë miqësore…nuk më tërheq dhe në fakt do e kisha kaluar foton dhe nuk e kam me qejf më të flas në intervista në lidhje me Borën.