Gjermania është vënë në alarm nga frika e sulmeve terroriste.
Kjo, për shkak të karnavaleve që zhvillohen në Këln.
Ky festival zgjat 5 ditë dhe policia gjermane ka shtuar masat e sigurisë.
Vetëm ditën e sotme, gjatë një aksioni policor të shtrirë në Berlin, Hanover e Atendorn të landit Renania Veriore Vestfali, përfunduan në pranga mes të tjerësh dy algjerianë.
Një nga të ishte rezident i një qendre refugjatësh.
Autoritetet në Hanover kanë konfiskuar telefonë celularë dhe një kompjuter.
Ndërkohë, dy persona të tjerë janë në kërkim.
Sipas policisë gjermane,e grupi po planifikonte një “akt që kërcënonte sigurinë e shtetit”.