Një 51-vjeçar me origjinë nga Shqipëria i arrestuar pas grabitje të kryera në zona të ndryshme në Bruksel, pritet të njihet me masën. Autoritetet bënë me dije se Prokuroria kërkon 30 muaj burg për 51-vjeçarin. Ndërkohë gjykatësi pritet të vendosë për çështjen më 26 tetor.
Ngjarjet bëhet me dije se kanë ndodhur gjatë periudhës së pandemisë . Ai kë treguar për autoritetet: Gjatë periudhës së koronës situata u bë shumë më e vështirë. Ne ishim në shtëpi dhe pa mbështetje sociale. Me duheshin urgjentisht para për të mbajtur familjen time”, tha ai.
51-vjeçari kishte grabitur bizhuteri në një banesë në Zulte dhe më pas i ka shitur në një stacion në Bruksel.