Në Shkozë pritet të nisë paraditen e sotme prishja e banesave të cilat ndodhen në gjurmën e Unazës së Madhe. Në këtë zonë janë gjithsej rreth 15 banesa që pritet të prishen, dhe kjo që shihni në pamje do të jetë e para.
Gjithashtu, lidhur me këtë vendim që është marrë mësohet se banorët po bëjnë rezistencë pasi janë shprehur se nuk ka vendim nga IKMT-ja për prishjen e tyre.
Deri më tani mësohet se familjarët ndodhen brenda në banesë ndërsa në vendngjarje është e pranishme edhe FNSH-ja.