Pak ditë më parë, Kleoniki Delijorgji, zbuloi se ishte ndarë nga partneri i saj, Javier Vidal. Mënyra se si ajo bëri publike këtë lajm për fansat ishte mjaft e veçantë.
Modelja publikoi në rrjetet sociale një video ku kishte të përmbledhur kujtimet më të bukura me Vidal gjatë lidhjes së tyre, si dhe tregoi çastin kur kishin vendosur që t’i jepnin fund romancës.
Kjo mënyrë paksa edhe e çuditshme u komentua shumë në rrjet. Por së fundmi, Kleoniki i ka habitur sërish ndjekësit e saj të shumtë. Ajo është bërë nostalgjike, duke kujtuar momentet me ish-partnerin e saj.
Kleoniki ka ndarë me ndjekësit një foto në “Instastory” ku shfaqet me ish-partnerin duke darkuar. “Edhe pse në zemër. Darka jonë e fundit si çift”- shkruan ajo krahas fotos.
Ndërkohë në postimin e ndarjes, modelja shkroi se ky ka qenë “fundi më i bukur që kishte ëndërruar.” Sa i përket arsyes Kleoniki nuk specifikoi diçka konkrete, por shkroi se “kanë pasur shumë vështirësi.
“Shumë prej jush na kanë parë si çifti i ëndrrave. Por gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Ne kemi qenë një çift i mrekullueshëm, por kemi përjetuar edhe shumë vështirësi. Ne të dy vendosëm se ishte më mirë për ne të ndaheshim, dhe e bëmë këtë me kaq shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Dje, shkuam në plazh, vendosëm disa nga këngët tona të preferuara, shikuam thellë në sytë dhe shpirtrat e njëri-tjetrit dhe vendosëm që kemi përfunduar misionin tonë në jetën e njëri-tjetrit. Hymë në oqean, ashtu siç bëmë kur u takuam për herë të parë. Ne gjithashtu i dhuruam trëndafila oqeanit me shumë vlerësim për veten tonë, guximin tonë, dashurinë tonë, familjet tona, paraardhësit tanë, Zotin, Nënën Tokë dhe ishullin e bukur të Mykonos. Ka qenë fundi më i bukur që mund të ëndërroja ndonjëherë. Ne jemi shumë mirënjohës për gjithçka që kemi kaluar. Zemrat tona janë plot dashuri Ti ke qenë i dashuri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Unë gjithmonë do të të dua Javier Vidal!!!”– thuhet në postimin e plotë të modeles.
View this post on Instagram