Ashtu siç pritej, spektakli i kërcimit “Dancig With the Stars” do të nisë këtë muaj, konkretisht më 7 tetor.
Së fundmi faqja zyrtare e emisionit ka zbuluar emrat e katër anëtarëve të jurisë që do të gjykojnë performancat e konkurrentëve. Kryetari i jurisë është Kledi Kadiu, dhe kjo gjë ishte vërë e ditur disa kohë më parë. Ndërsa anëtarët e tjerë që janë konfirmuar janë: Armand Peza, Dalina Buzi dhe Valbona Selimllari. Kështu numri i plotë i anëtarëve të jurisë shkon në 4.
Gjithashtu kujtojmë se edhe Eno Popi do rikthehet në ekran pas gati një viti shkëputjeje. Moderatori do jetë krah Bora Zemanit në prezantimin e “Dancing With the Stars.”
Së fundmi Eno foli për bashkëprezantimin me Borën në emisionin e vallëzimit.
“Unë këtë sezon i bashkohem “Dancing With the Stars”. Është kënaqësi t’i rikthehem një prej programeve më të mira në televizionet ndërkombëtarisht. Do punoj me një ekip, jam i kënaqur se një pjesë i njoh shumë mirë. Kështu që të premten e ardhshme… Është diçka që e kam marrë me shumë dëshirë dhe shumë qejf dhe ja ku jemi! Gjithçka që do ndodhi, promoja premton magji, futet shpirti i garës, emocioni. Më vjen mirë që do ketë mikrofon në dorë. Unë bashkëprezantoj me Borën, do të jem në “goldroom”. Kam thënë “po” sepse më pëlqen mënyra si është ndërtuar dhe roli.”