Ribashkimi i çifti Donald-Bora ka rrëmbyer vëmendjen e mediave rozë së fundmi, ku nuk kanë munguar as komentet e shumta të ndjekësve.
E duke qenë se çifti i famshëm u bashkuan sërish, të gjithë sytë kanë qenë tek reagimi i Beatrixës, me të cilën Veshaj nisi një histori dashurie brenda BBV.
Në fotot e fundit këngëtarja është shfaqur tepër provokuese. Mirëpo, vëmendje të madhe ka tërhequr mesazhi që ajo ka shoqëruar fotot. Pasi për çdo postim të saj, menjëherë fansat aludojnë se është dedikim për Donaldin. Edhe këtë herë nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.
“Krejt toksinat Ramosaj ty ti shëron”, ka shkruar Beatrix krahas fotove dhe komentet kanë qenë të shumta.
E veshur me një fund portokalli dhe çizme të bardha, këngëtarja duket në super formë dhe i ka lënë të gjithë gojëhapur.