Figura atërore është ajo që i ka munguar gjithmonë Jasmin Kadriut në jetën e saj. Këtë e ka shprehur edhe vetë ish-konkurentja e Për’puthen e cila nuk ka nguruar të ngjajë me publikun historinë e jetës së saj.
Prindërit e Jasminës janë ndarë qëkur ajo ishte vetëm 3-vjeçe, ndërsa akoma edhe sot Kadriu nuk ka raport me të atin.
Së fundmi ish-konkurrentja ka rikthyer vëmendjen tek kjo “plagë” e saj, duke nënkuptuar se kjo situatë e ka bërë atë të pathyeshme emocionalisht.
“Bëj kujdes nga një vajzë të cilës personi i parë që i ka thyer zemër ka qenë i babai i saj.”
Disa muaj më parë në një intervistë për “Glamour Zone”, bukuroshja nga Dibra foli gjerë e gjatë për këtë çështje delikate.
“Fëmijërinë e kam pasur të lumtur por që sakrificat i ka bërë gjithmonë ime më dhe familja e mamit tim. Nuk është se më ka munguar ndonjëherë asgjë dhe më vjen të them se jam rritur më mirë seç duhet gjatë fëmijërisë, kam pasur dhe gjëra që nuk më duheshin. Por që sakrificat nuk kanë munguar si në çdo familje.
I kam të divorcuar që 3 vjeç dhe që nga ai moment që ata janë divorcuar vetëm familja e mamit është përgjigjur, dajat dhe gjyshi. Aktualisht me ata kam marrëdhënie dhe me askënd tjetër. Jam rritur me atë lloj mungese mund ta kaloj të gjithë jetën dhe nuk e kam problem.”