Alush Imeraj është 45-vjeçari i arrestuar në Shijak. Policia informon se pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Hidden”, është evidentuar një rast i armëmbajtjes pa leje. Policia ka sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.
Policia ushtroi kontroll në banesën e Imerajt, ku kanë gjetur të fshehur një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Imeraj do të hetohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“Vijojnë kontrollet “blic”, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive. Finalizohet operacioni policor i koduar “Hidden”, evidentohet dhe goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, vihet në pranga poseduesi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve “blic”, të ushtruara në ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hidden”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: -A. Q., 45 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur të fshehur një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.