Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një person.
Lidhur me ngjarjen, sipas policisë, në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, qytetari me inicialet M.N., duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri me inicialet H. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga përplasja e kamionit me mbikalimin e këmbësorëve është shembur mbikalimi i këmbësorëve, pa shkaktuar dëme në automjete të tjera.
Shërbimet e policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës.
Aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës, vijon pa probleme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.