Reperi nga Lushnja, Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio Serbiano ka dhënë detaje nga pajtimi me “armikun” e tij, reperin Rigels Rajku. Në një intervistë në banesën e tij për emisionin “Ditë pas dite”, Cllevio tha se për pajtimin e tyre kishte ndërhyrë Dritan Dajti, edhe pse ky i fundit ndodhet brenda hekurave të burgut, duke vuajtur dënimin e tij. Ndaj, sipas reperit nga Lushnja, janë qetësuar edhe ‘gjakrat’ mes tyre.
“Ai nuk la njëri pa kapur, takoi pedagogun tim. Dritan Dajtin. është futur tani dhe ai nuk ia prish dot. Ia prish ai ia prish por ndëshkon ai pastaj. Edhe unë nuk dua ta ndëshkojë ai. Edhe prapë është futur ai, por prapë nuk më mbajnë nervat se më nxjerrin videot,“-tha në fjalën e tij reperi.
Ndërsa në një video tjetër ai tregonte, se reperi nga Durrësi, Noizy i kishte futur mik për t’u pajtuar edhe Klemend Balilin (i ashtuquajtur Eskobari i Ballkanit, i cili po vuan dënimin me 10 vite burg në burgun e Peqinit).
Dajti po vuan dënimin me 25 vite burg në burgun e Peqinit pas vrasjes së katër policëve në Durrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2009. Tashmë, Dajtit i kanë mbetur vetëm 14 vite. Dajti ekzekutoi në plazhin ‘Iliria’ në vitin 2009 në Durrës, 4 policë. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.