53-vjeçari, Romeo Berberi që u plagos mbrëmjen e djeshme në Korçë ditën e sotme ka dhënë një dëshmi lidhur me ngjarjen e rëndë që përjetoi. Ai ka thënë se nuk ka se tashmë nuk ka konflikte me askënd.
Nga ana tjetër, ai është shprehur se për shkak të errësirës nuk mundi të shohë dhe të identifikojë autorin.
Gjithashtu, lidhur me ngjarjen edhe policia ka dyshime që Berberi të ketë qenë shënjestra e këtij atentati të dështuar.
Kujtojmë se ai është pa precedent penal. Autori i plagosjes ka qenë në këmbë, ka qëlluar dhe është larguar me vrap.