TURP! Edhe kryqytet europian i rinisë, edhe shkollat me dy turne – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

TURP! Edhe kryqytet europian i rinisë, edhe shkollat me dy turne

19:00 | 18/09/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Java e parë e shkollës nuk solli asgjë të re për të fëmijët dhe familjet e Tiranës. Në Kryeqytetin Europian të Rinisë, fëmijët ndjekin mësimin me 2 turne. Një pjesë e tyre shkojnë në shkollë në orën 8 të mëngjesit. Një pjesë tjetër në ora 11, 12, apo 1 të drekës. Ata të turnit të parë duhet të largohen nga shkolla herët; këta të turnit të dytë duhet të dalin nga shtëpia vonë. Ata të turnit të parë duhet të kthehen dhe të gjejnë një të rritur në shtëpi, ose të shkojnë në një qendër after-school. Këta të turnit të dytë duhet të kenë një të rritur në shtëpi gjatë paradites ose prindërit do të detyrohen t’i lënë në një qendër after-school, që në këtë rast funksionon si pre-school.

Për çdo fëmijë në Tiranë, kjo do të thotë një kosto shtesë prej të paktën 10 mijë lekë të reja në muaj. Ky është zëri më i ri i shpenzimeve në buxhetin e prindërve dhe familjeve të reja të Tiranës, pas hyrjes në xhepat e tyre të shpenzimeve për transportin e fëmijëve nga shtëpia në shkollë dhe anasjellas. Arsyeja? Sepse Bashkia nuk ka ndërtuar as 17 shkollat që ka premtuar, as nuk ka rindërtuar shkollat që u mbyllën pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Nuk mjafton ky rëndim i buxhetit të familjeve, por cilësia e edukimit vazhdon të jetë problematike. Sipas kuadrit ligjor të miratuar nga Kuvendi, fëmijët në shkollat publike do të qëndrojnë në shkollë edhe pas përfundimit të mësimit për t’u përgatitur për ditën e nesërme. Për shkak se mungojnë hapësirat minimale, mësuesit nuk janë në gjendje të asistojnë fëmijët gjatë këtij procesi përgatitor. Kështu, një armatë e tërë prej 30 mijë punonjësish të sektorit të arsimit publik, paguhen nga buxheti i shtetit për një punë që nuk e bëjnë. E gjithë kjo për fajin e Bashkisë Tiranë që ka dështuar të bëjë atë që i takon.

Read more

Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë –

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve –

Këmbimi valutor 30 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë –

Por ndërsa ndërtimi i shkollave të reja zgjat për vite të tëra dhe pranë nuk duket gjë në horizont, ndërtimi i kullave, komplekseve rezidenciale e gjithëfarëlloj projekti në Tiranë nuk ndalet. Aq i shpejtë është sektori i ndërtimit sa ka marrë me bujari nga Bashkia e Erion Veliajt mbi 5 milion m2 leje ndërtimi, prej të cilave mbi 4 milion m2 janë ndërtuar.

Po përse të njëjtët ndërtues janë aq të shpejtë në ngritjen e kullave dhe masiveve të betonit por nuk janë kaq të shpejtë në ndërtimin e shkollave? Sepse kjo është politikë e vetë Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj. Nuk është prioritet i kësaj bashkie të ndërtojë shkolla, kopshte, çerdhe apo qendra shëndetësore, parqe apo hapësira për komunitetin. Prioriteti i vetëm i Bashkisë Tiranë është të ndërtojë kulla, pallate, fshatra elitarë etj. Në këto projekte të vrullshme e të tmerrshme për jetën në këtë qytet, antimafia italiane ka zbuluar se pastrohen paratë e Ndragheta-s, ndërsa Global Initiative thotë se vlera e parave që pastrohen në ndërtim në kryeqytetin tonë është qindra miliona dollarë çdo vit.

Prandaj askush nuk çuditet më në Tiranë që Erion Veliaj nuk mban përgjegjësi përpara qytetarëve që pretendon se e kanë votuar. Në fakt, ai nuk është votuar për të qenë kryetar bashkie. Ai është aty falë një palë votimeve jopluraliste. Por ai e ka të qartë se llogaridhënia e tij e vetme politike është përpara atyre që mbushin llogaritë e tij me ryshfetin e ndërtimit. Vetëm kështu ai mund të qëndrojnë në krye të bashkisë më të madhe të vendit. Vetëm kështu ai mund të blejë vota, media, dhe mbi të gjitha bekimin e Ramës për t’u ulur në karrigen ku është sot.

Vuajtjet e familjeve të reja të Tiranës mund të tingëllojnë banale për një Kryeqytet të Europian të Rinisë, por jo për qytetin e drejtuar nga Veliaj. Ato janë të njëjtat vuajtje, të çdo dite, çdo jave dhe çdo stine. Në verë, fëmijët nuk kanë parqe dhe hapësira edukimi e argëtimi. Në vjeshtë nis makthi 9-mujor i shkollave me dy turne. E vetmja e re këtë vit shkollor është se fëmijët nuk do të kenë përfunduar mësimin kur të dëgjojnë sërish premtimin e vjetër të Erion Veliajt për shkolla me 1 turn, për shkollat qendra komunitare dhe për shkollat që jo vetëm edukojnë fëmijët, por edhe ndihmojnë familjet duke u kujdesur për të vegjlit e tyre. Të mos gabojë njeri të mendojë se gjatë fushatës së ardhshme nga goja e Erion Veliajt do të dalë ndonjë fjalë për kullat dhe betonimin e qytetit. Ajo fushatë zhvillohet në dhomat e errëta dhe tavolinat e fshehta të një klubi njerëzish që punojnë kundër këtij qyteti. Ajo është fushata e vërtetë, siç është kjo Tirana e vërtetë që shohim me sytë tanë.

 

Të Lidhura

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm –

Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë –

nga 27
08:46 | 31/03/2026
0

Nafta falas për fermerët, një nga lehtësitë më të drejtpërdrejta të viteve të fundit, nuk do të jetë më pjesë...

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve –

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve –

nga 27
08:11 | 31/03/2026
0

Kanë kaluar tashmë dhjetë ditë që kur qeveria shqiptare bëri deklaratën e parë, premtimin për uljen e akcizës së karburanteve...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 30 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:03 | 31/03/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me...

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm –

Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë –

nga 27
08:01 | 31/03/2026
0

Nafta falas për fermerët, një nga lehtësitë më të drejtpërdrejta të viteve të fundit, nuk do të jetë më pjesë...

Para
Pas vdekjes së Mbretëreshës, ja kush është trashëgimtari i ri për fronin Mbretëror

Mbretëresha Elizabeth pritet të dërgohet sot në banesën e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm –

Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë –

08:46 | 31/03/2026
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve –

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve –

08:11 | 31/03/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 30 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:03 | 31/03/2026
Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm –

Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë –

08:01 | 31/03/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Mars 2026 –

07:35 | 31/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë –
  • Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve –
  • Këmbimi valutor 30 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 31 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 31 Mars 2026

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë –
  • Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com