Vrasja e Nezir dhe Gentjan Beqirit, Dokoli: Jam i sëmurë, s’e kuptoj pse jam arrestuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Nezir dhe Gentjan Beqirit, Dokoli: Jam i sëmurë, s’e kuptoj pse jam arrestuar

13:46 | 14/09/2022
në Kryesore
0

Njëri prej të akuzuarve për vrasjen e dyfishtë të babë e bir Gentian dhe Nezir Beqiri, Klajdi Dokoli ka mohuar akuzat ndaj tij në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Në atë kohë isha në shtëpi, isha aksidentuar me motor, nuk e kam njohur kurrë Gentian Beqirin, vrasjen e tij e kam marrë vesh nga televizori. Nuk kam pasur asnjëherë probleme me drejtësinë. Kam punuar disa herë jashtë në ndërtim. Nuk e kuptoj pse jam këtu, unë jam i sëmurë”, është shprehur ai.

GJKKO pranon dëshminë e tregtarit të makinave

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Të njëjtat burime, bënë të ditur për mediat se seanca e radhës ka pranuar dëshminë e një tregtar makinash në Tiranë, i cili quhet Elvin Korbi. Para trupës gjykues Korbi mësohet se ka thënë se nga zyra e tij e punës në afërsi të ish-stacionit të trenit në Tiranë,  në vitin 2012 u ka dhënë një makinë me qera dy personave të pandehur, Ervis Bardhi dhe Jorgo Leku. Ngjarja ndodhi para se të vritej Gentian dhe Nezir Beqiri në Elbasan. Ndërkohë në dëshminë e tij, Ervis Bardhi, pranon se makina është përdorur me qëllim lëvizjen e tyre rreth pallatit ku banonte familja Beqiri dhe vende të ndryshme në Tiranë dhe Elbasan. Emri i Elvin Korbit si dëshmitar ka dalë pikërisht nga dëshmia e Ervis Bardhit, i cili u ka thënë policisë se para se të kryenin vrasjen, kishin marrë një makinë me qira, me të cilën gjatë periudhës së përdorimit ishin gjobitur disa herë. Nga ana tjetër mësohet se Korbi ka pretenduar para gjykatës se nuk e kishte parë ndonjëherë në dyqanin e tij, të pandehurin Ervis Bardhi. Në fakt ka qenë vetë Ervis Bardhi, ai që ka çuar policinë dhe prokurorinë e Elbasanit, pikërisht në biznesin e Elvin Korbit në zonën e ish-stacionit të trenit në Tiranë.

Prokurorët dyshojnë se  Korbi ka njohje me Ardjan dhe Florenc Çapjan

Sipas prokurorisë, Korbi ka njohje me Ardjan dhe Florenc Çapjan në Elbasan. Kjo njohje është faktuar dhe gjatë arrestimit të Florenc Çapjas në muajin qershor 2019, gjatë operacionit “Krasta”, ku bashkë me Florencin në polici mësohet të jetë shoqëruar dhe Elvin Korbi. Ky i fundit pasi është marrë në pyetje, u lirua pasi nuk rezultonte i implikuar në veprimtari të kundraligjshme. Në seancën e radhës ishte planifikuar dhe pyetja e dy dëshmitarëve të tjerë, por për shkak të mungesës së tyre, gjyqi u shty për të mërkurën e ardhshme. Gjatë fazës së hetimit, Ervis Bardhi, është marrë disa herë në pyetje nga prokuroria, duke treguar dinamikën e vrasjes së babë e bir dhe pazaret, që kanë kryer me të pandehurit e tjerë, Ardian dhe Florenc Çapja, për vrasjen e Gentian Beqirit, si dhe personat e tjerë Olsi Leku, Klajdi Dokoli dhe Etien Cani. Hetimet për vrasjen e ndodhur në vitin 2012, u rihapën 6 vite më pas për shkak të dëshmisë të së penduarit, Ervis Bardhit, i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij. Dëshmia e Bardhit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marr 50 mijë euro për vrasjen.

 

Etiketa: Gentian BeqiriKlajdi dokoliNezir Beqiri

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Horror/ Kufoma e dekompozuar gjendet në mes të rrugës, dyshimet e para

U arratis me të dashurin, zhduket 14-vjeçarja shqiptare në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com