Ndërsa shumë nxënës kanë nisur shkollën, Einxhel Shkira është bërë nostalgjike dhe ka ndarë disa momente nga fëmijëria e saj. Moderatorja, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë, ka publiuar disa imazhe ku shfaqet me uniformë ndërsa ka përcjellë një urim për të vegjlit.
“Fotot e fëmijëve të veshur aq bukur për ditën e parë më bën t’i rikthehem këtij shkrimi të para shumë vitesh që ende vlen për mua. Suksese kalamaja. Por mbi të gjitha sukses dhe ju prindër në misionin e vështirë për të qenë partneri më i fortë krah fëmijës tuaj në rrugëtimin drejt dijes akademike.”