Pasditen e sotme është bërë radhë kilometrike automjetesh në pikën e Kalimit Kufitar në Kapshticë.
Sipas informacioneve nga autoritetet doganore bëhet e ditur se shkak i radhës është mosfunksionimi i sistemit pasi është prishur.
Ndërkohë nuk dihet se sa do të vijojë ky problem, ndërsa radhët vijojnë të shtohen.