Reperi i njohur, Stresi ka treguar se Brilant Martinaj, i cili mbeti i vrarë më 17 korrik në një atentat mafioz, ka qenë një nga miqtë e tij më të mirë.
Ditën e sotme, ai ka shkuar te varri i të riut dhe ka ndarë në Instastory një foto, ku ka treguar se e ka marrë malli.
“Më ka marri aq shumë sa vetëm ti e di vëllai im i vogël”, ka shkruar Stresi përmbi foto.
Kujtojmë që ditën që Martinaj u vra, reperi mori vendimin për të anuluar të gjitha koncertet e ditëve të fundit. Për shkak të vrasjes së mikut të tij, reperi mirëkuptimin e fansave, por edhe lokaleve ku do të performonte.