Një 48-vjeçar me iniciale Sh.D. ka ndërruar jetë ditën e djeshme pasi ka rënë nga lartësia e një objekti ku po punonte pranë mbikalimit të Rinasit.
Policia bën me dije se ka nisur hetimet ndaj inxhinierit dhe administratorit të firmës së ndërtimit për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasit D. D., 41 vjeç (administrator në një firmë) dhe E. D., 34 vjeç (inxhinier në një firmë), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në afërsi të mbikalimit të Rinasit dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit në të cilin ishte duke punuar shtetasi Sh. D., 48 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.