Një aksident i rëndë është shënuar gjatë natës në Himarë, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, ku shtetasi L.H, 40 vjeç dyshohet se duke drejtuar motomjetin ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.