Kryetari i Partisë Demokratike në Korçë Devis Osmani është dhunuar pasditen e sotme nga një sekretar grupseksioni i kësaj partie, Eduart Topalli.
Ngjaja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, ku të dy personat kanë qenë duke biseduar.
Konflikti ka qenë verbal ndërsa ka agravuar në përdorimin e sendeve që ndodheshin në lokal. Burime bëjnë me dije se Topalli e ka goditur Osmanin me shishe në kokë, duke e lënë të plagosur. Paraprakisht dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje është bërë mosmarrëveshjet brenda partisë .
Devis Osmani u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike në Korçë me 48% të votave, më 25 prill të këtij viti. Osmani është një figurë e njohur dhe e respektuar në Korçë. Ai ishte ndër firmëtarët e parë të peticionit për dorëheqjen nga strukturat e PD, për mospajtim me vijën politike të ish kryetarit Basha. Koha ju dha të drejtë demokratëve korçarë, si nismëtarët e parë të lëvizjes për largimin e Bashës.