Një turist austriak është shpëtuar ditën e sotme, pasi ka mbetur i bllokuar në majën e Çikës në Llogara të Vlorës. Mësohet se për shkak të terrenit të thyer, është dashur ndërhyrje me helikopter.
Turisti që u shpëtua ishte me shtetësi austriake dhe po ashtu vuante nga probleme kardiake, ndaj ai është transportuar me urgjencë me heliktopterët “Rescue helicopters” në spital për të marrë dhe trajtimin e duhur nga ana e mjekëve.