Vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorit të vrasjes së Ismet Çekorjes në lagjen Kiras të Shkodrës, mesditën e djeshme. Disa persona të cilët kanë qenë prezent në momentin e vrasjes së 57-vjeçarit në Shkodër Ismet Çekorja, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Shtetit. Mes tyre edhe Alban Bruçin dhe babain e tij.
Sipas burimeve, ka qenë një person i cili e ka thirrur 57-vjeçarin të dalë nga shtëpia dhe më pas e ka qëlluar duke e plagosur rëndë, për të ndërruar më pas jetë në spital. Ndërkohë që kamerat e sigurisë, të cilat janë sekuestruar nga Policia në bizneset e zonës kanë mundur që të fiksojnë autorin. Ai ishte me motor dhe me skafandër, duke e fshehur identitetin e tij.
Deri në këto momente nuk ka asnjë autor të dyshuar të këtij krimi dhe pista kryesore që po hetohet është konflikti i djalit të tij që është akuzuar si autor i atentatit Alban Bruçi.
Ismet Çekorja është babai i Bajrma Çekorjas, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është një nga autorët që i bënë atentat Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit. Disa ditë para vrasjes, vetë viktima doli në një deklaratë për mediat mohoi përfshirjen e djalit të tij në plagosjen e Bruçit. Çakorja nënvizoi se këto janë sulme ndaj familjes së tij, që i bëjë disa banditë të veshur me pushtet. Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur. 25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin Policia ka shpallur në kërkim dhe Tonato Fushën.