Çmimi i energjisë elektrike në Bursën e Energjisë për nesër tregon se do të ketë ulje të mëtejshme. Kjo, pasi në tregun paradites është formuar me 543,37 euro për megavat orë , nga 582,94 euro sot dhe 697,41 euro që regjistrohej ditën e djeshme. Kërkesa mbulohet me 38.6% nga impiantet e gazit natyror, 19.7% nga linjiti, 17.2% nga burimet e rinovueshme dhe 13.5% nga importi.
Çmimet e gazit natyror në bursën holandeze janë sot afër niveleve të djeshme (240 euro për megavat orë) në pritje të vendimeve të BE-së për masat për uljen e çmimit të energjisë. Pra, sikur duket nga shifrat e sipërpëmendura vendi ynë vazhdon të paguaj më shtrenjtë energjinë elektrike në raport me vendet e tjera.