Luana Vjollca ka qenë një nga pjesëmarrëset e protestës për ngjarjen e rëndë që i ndodhi 11-vjeçares në Kosovë, e cila u mbajt prej 7 orësh nga disa persona. E mitura u abuzua nga 5 burra. Ajo e ka përcjellë mesazhin e saj edhe në rrjetet sociale teksa ka ndarë disa parulla, si duket një projekt që e ka realizuar më parë për “Thuaje”.
“Jo, s’e kam paraprirë, thjesht kam treguar një realitet që fatkeqësisht ndodh kaq shumë e kaq shpesh në këtë vend, u mundova ta parandaloj me aq fuqi sa kam por s’ja dola as unë, sepse duhet të jemi gjithë bashkë për t’ja dalë! #Thuaje mjaft dhunës ndaj vajzave të vogla e të mëdha!!!!”, ka shkruar Luana.
Në postim, të bërë në rrjetin e saj social një ndjekës i shkruan “Kur do ta kuptosh që nuk bën për muzikë”.
Nga ana tjetër, siç duket Luana ka vendosur të reagojë duke i thënë se muzika është mënyra që ka zgjedhur për t’i thënë ato që ka në zemër.
“Kur do ta kuptosh që është mënyra ime për ti thënë gjërat që kam në zemër? Edhe nëse s’të pëlqen ty siç e ke vene re nuk është se me plas shumë. Do vazhdoj ta bej. Mjaft me këtë inat e mllef për çdo gjë se prandaj jemi shkatërruar si popull se s’duam njëri-tjetrin!!! Lexo mesazhin mos e dëgjo muzikën!!! Bashkohu ne nisëm, behu njeri!”, i është përgjigjur Luana.