“Burg i përjetshëm” është masa që ka marrë një grua në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi akuzohet për vdekjen e fëmijës së saj.
Djali 18-muajsh i 39-vjeçares ka ndërruar jetë në vitin 2019 nga kequshqyerja, pasi e ëma e tij, Sheila O’Leary e ushqente vetëm me fruta perime të papërpunuar dhe qumësht.
Daily Mail shkruan se 39-vjeçarja ishe vegane dhe se ajo ndiqte dieta strikte, duke rrezikuar kështu edhe jetën e djalit të saj.
Ndërsa mësohet se në momentin e shpalljes së dënimit nga Gjykata, 39-vjeçarja nuk tha asgjë.