Donald Veshaj nuk doli krah për krah me Bora Zemanin vetëm përpara publikut të gjerë, por edhe përpara ish të dashurës së tij, Beatrix Ramosajt. Edhe kjo e fundit ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në “Sunny Hill Festival.” Teksa fotoja e parë bashkë e aktorit dhe moderatores po bën xhiron e rrjetit nuk ka munguar edhe reagimi i këngëtares.
Trixa ka zgjedhur që me anë të disa fotove të bërë në Festival të thumbojë drejtëpërdrejtë çiftin e ribashkuar.
“2 euro,”-shkruan Beatrix krahas postimit.
Por ish-banores së Big Brother nuk i del e keqja me kaq! Një ndjekëse e saj ka komentuar poshtë fotos duke shkruar: “Disa vlejnë 2 euro, disa janë të paçmuar.” Këngëtarja nuk ka hezituar t’i përgjigjet këtij komenti duke thënë: “Dreq, e rëndë.”
Kujtojmë që përveç fotos, Romeo dhe Donald Veshaj kanë performuar në skenën e Festivalit edhe këngën e tyre më të re që pritet të lançohet më 1 shtator.
Nuk është surprizë tashmë të themi, që edhe kjo këngë është një dedikim i aktorit për moderatoren.
“Shoh mesazhet e vjetra e me vete qesh si idiot, mos fol ti të kuptoj më mirë me sy se me fjalë, a po vjen lëri krejt, lëri llafet, lëri njerëzit, unë para teje i lë krejt mos u nervozo, nuk jemi duke bërë faj, afrohu dhe më puth si herën e parë.”– ishin disa nga vargjet e këngës që lidhen me historinë e Donaldit me Borën.
Sakaq me të dalë nga ‘Big Brother VIP’, Donaldi i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn duke mos folur asnjëherë publikisht lidhur me atë që ka ndodhur mes tyre. Ai i kërkoi publikisht falje Borës teksa shkroi edhe një dedikim për të duke shprehur ndjenjat e tij e duke kërkuar rikthimin.