Janë zbardhur të tjera detaje lidhur me sherrin mes dy personave, që përfundoi në plagosjen e njërit prej tyre. Sherri mësohet se ka nisur për një femër, ku 37-vjeçari Elmir Myrdini nga Tirana është goditur me shishe në kokë nga Gentian Zikollari.
Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është dërguar në spitalin e Sarandës, ku pasi i janë bërë vizitat e nevojshme është larguar. Ndërkohë një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për shoqërimin e shtetasit G. Z, të përfshirë në këtë konflikt.