Kënëtarja e njohur Ronela Hajati ia doli të trazojë rrjetin me pozat e saj të fundit. Këngëtarja ka gjetur disa ditë për veten, duke pushuar në bregdet. Disa foto provokuese me bikini kanë nxitur ndjekësit e saj të reagojnë në seksionin e komenteve. Edhe ketë herë nuk kanë munguar reagimet mbi peshën e saj.
“Sa je shënosh, o rrush,”-shkruan njëri nga fansat e Ronelës.
Nuk ka munguar as një përgjigje e këngëtares e cila me fjalë të tjera i tregon se nëse nuk i pëlqen mos të vazhdojë ta ndjekë.
“Pse ti po më mban o rrush?”-replikon Hajati.
Kujtojmë që diçka tjetër që ra në sy në postimin e këngëtares ishte edhe mbishkrimi i fotos.
“Kurrë s’do të jemi shokë,”-thotë Ronela në gjuhën spanjolle. Të jetë një dedikim në veçanti?! Më herët artistja ka zbuluar nëpërmjet disa postimeve ‘funny’ në “InstaStory”- arsyen ‘epike’ se përse është ende beqare.
“Unë gatuaj shumë mirë, bëj punët e shtëpisë më mirë se gjithë sanitaret e jugut, thjesht s’kam ndër mend t’i bëj për njeri. Në fund jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron… Por mua më pëlqen krevati vetëm për vete… Imagjino pak nëse ai gërhet (jastëkun në kokë)”.
Sidoqoftë, këngëtarja ka qenë gjithmonë hermetike kur vjen puna për të folur për jetën e saj private. E vetmja marrëdhënie që ajo ka bërë publike ishte me këngëtarin Young Zerka.