Një stuhi e fortë shiu ka përfshirë ditën e sotme Gramshin, ku fatmirësisht nuk ka përfunduar në tragjedi..
Sipas informacioneve 55-vjeçari Dule Dollenga ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur është goditur nga rrufeja në krahun e majtë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e zjarrfikëses të cilët bashkë me banorët e zonës kane bërë të mundur transportimin e peshkatarit të lënduar drejt spitalit Gramsh ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.