Pajtim Krasniqi i njohur thjesht si Dj Pm ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram ku u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të ndjekësve të tij. Sigurisht pyetjet dominuese ishin lidhur me romancën e tij me Sarah Berishën teksa nuk kanë munguar ato për raportet me ish-banorët e “Big Brother VIP”.
Dikush e pyet se si i ka raportet me Einxhel Shkirën e cila po pret fëmijën e parë me mikun e tij të ngushtë Dj Dagz. Përmes një videoje Pm thotë: “Me Einxhel kemi raporte shumë mira, e kam shumë shoqe dhe është një nga banoret me të cilat kam folur më shumë gjatë ‘Big Brother VIP’. Kemi patur mendime të njëjta, e respektoj shumë dhe i uroj shtatzëni të mbarë.”
Teksa ka ripostuar videon e tij në llogarinë e saj në Instagram moderatorja me humor shkruan: “Gënjen, çfarë t’i bëj Dagz se të kisha nominuar. Por besoj se kur ia putha shokun bëmë paqe.” Ndërkohë Dj ia kthen: “Rëndësi ka që kemi patur gjithmonë paqe se e kam ditur që të pëlqen prej fillimit.” Ai po ashtu rrëfeu se kur mësoi mbi shtatzëninë e Einxhel fillimisht ishte shtangur sepse nuk e kishte besuar, por më pas ishte lumturuar shumë.
Nga ana tjetër, Donald Veshaj është një tjetër banor me të cilin PM ka qenë shumë i lidhur. Megjithatë prej kohësh dyshja nuk janë shfaqur bashkë dhe ndjekësit kanë krijuar aludime mbi raportet e tyre. Gjithsesi ata kanë ende një raport të ngushtë. Madje PM ka zbuluar se do jetë i ftuar në sezonin tjetër të ‘Më lër të flas’.
“Kemi raporte shumë të mira. Nuk jemi takuar sepse ka qenë sezon i ngjeshur veror me angazhime të shumta, vetëm kur kemi rastisur në koncerte të njëjta. Por jam shumë i lumtur se do jem i ftuar në sezonin tjetër të emisionit të tij.”
I pyetur se përse nuk publikon foto me blogeren dhe t’i tregojë botës se e don shumë. “Përse nuk nxjerr foto me Sarën për t’i treguar botës sa e do”- shkroi ndjekësi, ndërsa Pajtimi nuk ka nguruar të japë përgjigjen e ëmbël: “E di ajo se unë e dua pa foto fare, kështu që nuk ka nevojë për të publikuar foto që t’i tregoj sa e dua sepse ajo e din sa e dua unë”.
Fansat e çiftit mezi presin që ata ta kurorëzojnë dashurinë e tyre dhe janë kuriozë të dinë nëse do të ketë ndonjë propozim nga ana e Pajtimit.