Ikja masive e shqiptarëve në mënyrë ilegale drejt Mbretërisë së Bashkuar, mesa duket po kthehet në fenomen që po bie gjithmonë e më shumë në sytë e politikës britanike. Këtë na e ka dëshmuar edhe politikani i njohur britanik, Nigel Farage, i cili me anë të një postimi në Twitter, shkruan se ditën e djeshme është shënuar një rekord kalimesh në ngushticën e Lamanshit, ku kanë kaluar rreth 1295 persona në mënyrë ilegale.
Ai thotë se ky është një rekord i zi dhe sipas tij, tregon ikjen e pothuajse të gjithë të rinjve shqiptarë.
“Kështu ditën e djeshme Kanalin e kanë kaluar ilegalisht 1295 persona. Është një rekord i ri. Pothuajse të gjithë të rinjtë nga Shqipëria. Ky është një turp!” – shkruan Farague në Twitter.
Ikja e të rinjve shqiptarë tashmë është një fenomen negativ që po përballet Shqipëria sidomos në vitet e fundit. Ikja e tyre në mënyrë ilegale, me një gomone të thjesht bëhet pothuajse çdo ditë dhe këtë e kemi parë me video që bëjnë vet të rinjtë dhe i postojnë në rrjetet sociale.