Ministrja e Arsimit, gjatë ceremonisë që u mbajt nderë të kampiones së Europës, Luiza Gegës, theksoi se me projektligjin e ri të propozuar nga Ministria e Mbrojtjes, atletja do të fitojë gradën kolonel.
Pas vendimit ka reaguar dhe ish-zëvendës Komandati i Flotës Detare, Artur Meçollari.
Meçollari në një reagim në Facebook, shkruan se gradat ushtarake nuk janë medalje apo dekorata, por mekanizmi dhe sistemi i hierarkisë dhe meritokracisë në funksionimin e Forcave të Armatosura.
Ish-zv.Komandati i Flotës Detare thekson se shumë ushtarakë kanë humbur jetën dhe e kanë rrëzuar atë për vendin, por Ministria e Mbrojtjes nuk u ka dhënë atyre gradat “profesor” apo “doktor”.
“Luiza na nderove dhe na bëre krenarë. Faleminderit! Tani ruaj nderin tënd.
Ministrja e Arsimit jep grada ushtarake. Zonjë, janë grada të marrë jo vetëm me djersë, por dhe me gjak. Shokët tanë kanë dhënë jetën për atë flamur dhe shumë e kanë rrezikuar atë. As ata që nuk jetojnë më, as ata që kanë rrezikuar jetën nuk u bëmë nga Ministri i Mbrojtjes Profesorë Doktorë.
Mos u tregoni hipokrit. Pesë detar shpētuan 55 jetë njerëzore në det, sot janë të pezulluar dhe askush nga ju nuk u kujtua për ta. Përkundrazi u shitën zyrtarisht. Detar Besmir Meçaj u hodh ne detin me forcën 5-6 dhe shpëtoj shumë jetë njerëzore duke përfshirë dhe një fëmijë në gjendje koma. Apo ata kanë bërë detyrën? Gradat ushtarake nuk janë medalje dhe dekorata, por mekanizëm dhe sistem i hirarkise, meritokracisë dhe funksionimit të FA”, ka shkruajtur Meçollari.