Islami ende nuk e di që në Dibër kandidon në emër të ASHE, Kandidati Muharrem Rama i PS.
Deklarata e Islamit i ngjan Panairit të Kotësive.
Por, meqë deklarata e tij është bërë publikisht dhe duket që Kastriot Islami ka përgjuar pas vrimës së çelësit te përgjuesit, i bëjmë thirrje prokurorisë të administrojë këtë deklaratë e të zbardhë të vërtetën, në kuadër të procesit ndaj Shukri Xhelilit.
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, nuk ështe marrë asnjëherë me filmime apo video, sepse preferon të bëjë politikè pozitive e të drejtpërdrejtë për qytetarin e nuk ka as pasion e as zakon të vendosë veshin a syrin tek vrima e çelësit.
Janë të tjerë ata që e kanë varur egzistencën e tyre në politikë me video-shantazhe të kryera në Tiranë, Peshkopi apo Londër.
Gjejmë rastin gjithashtu dhe i bëjmë thirrje dibranëve të kryejnë qetësisht këtë fushatë elektorale dhe të mos bien pre e provokimeve apo diversioneve dhe më 11 shtator të votojnë si qytetarë europianë.