Sipas të dhënave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, rezulton se numri i të infektuarve me Covid-19 në vend është në rritje nga dita në ditë.
Ministria e shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve, janë kryer 904 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 341 qytetarë, në këto bashki: 111 në Tiranë, 29 në Lushnje, 23 në Fier, 20 në Durrës, nga 19 qytetarë në Shkodër, Vlorë, nga 15 qytetarë në Kamëz, Kavajë, 9 në Sarandë, 7 në Gramsh, nga 6 qytetarë në Gjirokastër, Devoll, nga 5 qytetarë në Lezhë, Krujë, Delvinë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Bulqizë, Divjakë, nga 3 qytetarë në Kukës, Rrogozhinë, Mallakastër, Përmet, Korçë, nga 2 qytetarë në Vorë, Patos, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Dimal, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Kurbin, Shijak, Këlcyrë, Tepelenë, Berat.
Janë 3,791 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 331 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 317,564 që nga fillimi i epidemisë.