Ciara ka mahnitur fansat e saj këtë të shtunë kur u ngjit në skenë, duke performuar krahë Lionel Richie dhe Bon Jovi.
Këngëtarja mbante veshur një fustan të dizenjuar nga dyshja e famshme e stilistëve Rob Zangardi & Mariel Haenn, i cili i nxirrte në pah linjat e saj perfekte trupore.
Me këtë rast Ciara nuk ka nguruar të shprehë vlerësimin e saj për Bon Jovin në rrjetin social instagram ku në një foto shkrepur krah tij shkruan:- “Kohë e bukur duke ndarë skenën me ikona si Jon Bon Jovi “.