Të shqetësuar për ngjarjen e paprecedentë, mësohet se autoritetet shqiptare kanë njoftuar Ambasadën e Rusisë në Tiranë, për të kërkuar informacion të thelluar për shtetasit rusë, që tentuan të hynin me forcë në perimetrin e ruajtur me roje ushtarake.
Gjatë marrjes në pyetje nga grupi i Antiterrorit, të ndaluarit kanë deklaruar se kanë ardhur në Shqipëri si turistë.
Atyre u janë sekuestruar pasaportat dhe sendet vetjake (aparate fotografikë dhe lëndë djegëse kimike), pasi u lëshua urdhër i ndalimit nga prokuroria. Në çantën e Mikhail Zori është gjetur një aparaturë spiunazhi, ku në çipet e tyre janë zbuluar foto të uzinës ushtarake të Gramshit të kryer gjatë dy ditëve të fundit.
Pas kësaj grupi hetimor ka ngritur dyshimet se ata kanë ardhur me një mision sekret në uzinën Ushtarake të Gramshit.