Anisa Kostani, policja nga Elbasani e cila u bë e famshme për gjarprin që mbante në shtëpi si kafshë shtëpiake është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave. Përmes një postimi në rrjetet sociale , ajo reagon ashpër ndaj gazetareve pas vrasjes së mbrëmjes së djeshme në Elbasan, ku humbi jetën 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.
Ndërkohë, pasi e vrau në mes të qytetit, autori i dyshuar i vrasjes, 18-vjeçari Horgito Peqini iku në drejtim të paditur duke mos u kapur nga policia, megjithatë sipas Kostanit ky nuk është një detaj që duhet marrë parasysh pasi blutë e këtij qyteti janë duke bërë një punë të shkëlqyer.
Policja e famshme shkon deri aty madje sa cënon edhe nderin e gazetareve vajza që raportojnë për kronikën duke hedhur dyshime mbi mënyrën se si e kanë marrë diplomën. Sipas saj, ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorave Don Zhuanë”.
Më poshtë sjellim reagimin plotë tërbim të policës më të famshme në Shqipëri: